Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të Ditës së Forcës organizon sot “Ditën e Hapur’’, ku qytetarët mund të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pomozatin.
Fillimisht ministri i FSK-së, Haki Demolli viziton kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Kurse, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pret në vizitë ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie për nderë të “Ditës së Forcës’’ në kazermën e FSK-së në Gjilan.
Në fund të vizitës, ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama do të japin deklaratë për media.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për sot kishte paralajmëruar një pritje të ministrit të FSK-së dhe komandantit të FSK-së, megjithatë mbrëmë e ka anuluar.