Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon sot aksionin në rrugë për të shënuar Ditën e Diskriminimit Zero.
Kjo ditë shërben si një fushatë vjetore globale që promovon diversitetin, rikujton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore, dhe u kërkon shteteve të mbarojnë ligjet diskriminuese si dhe praktikat e bazuara në orientimin seksual të dikujt, gjininë, përkatësinë etnike, aftësinë e kufizuar, ngjyrën e lëkurës, moshën, etj.
Kjo fushatë ndërkombëtare fiton edhe më tej në domethënie për shkak të shembujve ende të përhapur të diskriminimit dhe praktikave diskriminuese që prekin anëtarët/et nga komunitetet joshumicë dhe komunitetin LGBTQI +. Tema e këtij viti është “Zero Diskriminimi ndaj Grave dhe Vajzave”, i cili na kujton të gjithë diskriminimin e dyfishtë me të cilin gratë dhe vajzat duhet të përballen në Kosovë si kudo tjetër në botë.
“Përmes aksionit në rrugë, ne do të rrisim vetëdijen tek publiku i gjerë për format dhe shembujt e ndryshëm të diskriminimit që prekin jetën e përditshme të anëtarëve/eve jo-shumicë dhe komuniteteve të tjera”, thekson SIT.
Ky aktivitet realizohet nga SIT si anëtar i K10, me mbështetje të UNFPA Kosovo.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Burrat dhe djemët si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” i implementuar nga CARE International në Ballkan në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë mbështetur nga Agjensioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.