Dita botërore kundër diabetit shënohet më 14 nëntor dhe në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje qe është duke shkaktuar “pandemi globale”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë botën, e edhe në Kosovës është thirrje për aksion për gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të diabetit.
Kampanja e sivjetme është me moton “Gruaja dhe diabeti”.
Në mbarë botën janë 415 milionë të rritur jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642milionë, ose një në dhjetë të rritur në vitin 2040, një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar, rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin tip 2 dhe 10% me diabet tip 1.
Rreth 12% e totalit të shpenzimeve globale në shëndetësi aktualisht shpenzohet për të rriturit me diabet.
Momentalisht në botë janë 99 milionë gra të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milionë deri në vitin 2040. Në çdo 7 lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.
Cilat gra janë të rrezikuara të kenë diabetin gestacional: Gratë me mbipeshë dhe obezitet (BMI mbi 25); gratë Pa aktivitet të rregullt fizik; që kanë familjare të lidhjes së rendit të parë (nëna, baba, motra, vëllezër) me diabet; shtatzëni të kaluar me diabet gestacional apo shtatzëni të kaluar me foshnje të lindur me peshë mbi 4 kg; gratë që kanë ndonjë çrregullim–sëmundje tjetër metabolike si hipertension apo çrregullim të nivelit të yndyrave; gratë me sindromë të ovareve policistike, etj.