Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë është shënuar 29 shtatori – Dita Botërore e Zemrës.
Në kuadër të kësaj dite në sheshin “Mehë Uka” është organizuar një event nga Njësia e Edukimit Shëndetsor dhe Promovimit të Shëndetit në Komunitetet e QKMF-së, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, ky event organizohet çdo vit me qëllim të informimit të popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.
“Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se zemra fuqizon gjithë trupin dhe e njëjta “lejon të duash, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht”. /Telegrafi/