Shoqata e Nefrologëve të Kosovës me disa aktivitete sot shënon Ditën Botërore të Veshkës.
Aktivitetet do të fillojnë në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës, duke pasur për qëllim që vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit, pastaj, në orën 10:00 hapet pika informuese në sheshin “Nena Tereza”- Prishtinë, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Kurse, në orën 13:00, në QKUK mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obeziteti dhe Veshka”.