Site icon Telegrafi

Shënohet dita botërore e ujit

Sigurimi i sasisë dhe cilësisë së ujti ishte dhe do të mbetet në ndër prioritet e qeverisë së Kosovës. Për prodhimin e ushqimeve bujqësia konsumon sot sasinë më të madhe të ujit, 70 për qind, tha më këtë rast, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Mirena.

Ndërkaq, Naser Bajraktari nga departamenti i ujërave në këtë ministri, tha se tashmë statistikat për cilësinë e ujit janë të kënaqshme.

Për rëndësinë e ujit foli edhe përfaqësuesja e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, Selvete Krasniqi, duke thënë se uji është një kërcenim epidemiologjik.

Dita botërore e ujërave shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993, shënimi i kësaj dite rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.

Ndërsa duke folur për rëndësinë e Ditës ndërkombëtare të Meteorologjisë, drejtori i Institutit Meteorologjik, Syl Tahirsylaj, tha se Kosova këtë ditë e shënon me sistemin e monitorimit dhe resurseve të ajrit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version