Site icon Telegrafi

Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”.

Konferenca ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë si dhe hapjen e diskutimit për kapacitetet e Republikës së Kosovës në fushën e Turizmit. /Telegrafi/

Exit mobile version