Site icon Telegrafi

Shënohet Dita Botërore e Standardev

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia Kosovare për Standardizim organizon takimin festiv për të shënuar Ditën Botërore të Standardeve.

Në këtë ditë, e cila shënohet ndërkombëtarisht, do të bëhet prezantimi itë arriturave të deritanishme dhe të sfidave që e presin Agjencinë Kosovare për Standardizim.

Dita Botërore e Standardeve kremtohet ndërkombëtarisht çdo vit më 14 tetor.

Qëllimi i DitësBotërore të Standardeve është ngritja e vetëdijesimit në mesin e rregullatorëve, industrisë dhe konsumatorëve lidhur me rëndësinë e standardizimit të ekonomisë globale. /Telegrafi/

Exit mobile version