Në konferencë, në emër të MKRS-së fjalën hyrëse do të mbajë zëvendësministri Rexhep Hoti.
Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të drejtave pronësore intelektuale. Për më tepër, konferenca do të fokusohet në të arriturat e institucioneve kosovare të Pronësisë Intelektuale.
Në këtë konferencë do të bëhet informimi i publikut dhe mediave për zhvillimet e fundit në të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë.
Pjesë e konferencës do të jenë përfaqësuesit nga biznesi, universiteti, autorët, organizatat e menaxhimit kolektiv etj.