Telegrafi

Shënohet Dita botërore e personave me Sindromën Down

Driton Bajraktari, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Down sindrom Kosova” theksoi se, me gjithë angazhimet nga institucionet e Kosovës, gjendja shoqërore e personave të prekur nga sindromen Down, është tejet e rëndë.

Më rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, persona të prekur nga kjo sindromë, organizuan një program kulturor, në të cilin shprehen shkathtësitë dhe aftësitë e veta fizike e mendore. Në përmasa globale, sindroma Down prek 0.2 deri në 0.4 për qind të popullsisë. /rtk/