Site icon Telegrafi

Shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit në RMV

Në RMV nuk dihet numri i saktë i fëmijëve me autizëm

Dy prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, e nga organizata “Xixëllonja e Kaltër” në shenjë ndërgjegjësimi u shpërndanë fletushka në të cilat kishte thënien “Unë shoh, Unë kuptoj, në shtandin ku kjo organizate ishte vendosur sot, kishin organizuar edhe aktivitete për fëmijë dhe për të gjithë të interesuarit që dëshironin të dinë më shumë rreth autizmit.

Sipas Jasmina Troshanska kryetare e organizatës “Xixëllonja e Kaltër” në vendin tonë ende nuk ka statistika se sa është numri i saktë i personave me autizëm.

“Jo, nuk dihet numri i saktë, për fat të keq tek ne nuk mbahen statistika të tilla, për shumë vite ka pasur përpjekje që të hapej një regjistër ku do të mund të regjistrohen dhe të dihet numri dhe sa ndihmë duhet, ne nuk dimë se në vitin e ardhshëm sa fëmijë me autizëm do të paraqiten në klasë të parë”, thotë Jasmina Troshanska, kryetare e Organizatës “Xixëllonja e kaltër”.

Troshanska shton se numri në vendin tonë mund të jetë shumë i lartë pasi në nivel botëror, një në 50 fëmijë është i diagnostikuar me autizëm.

“Si çdo tjetër qytetar edhe këto fëmijë mund të edukohen dhe trajtohen. Unë kam pasur mundësinë që të vizitoj shkolla në Britani, në Danimarkë dhe Evropë, ekzistojnë shumë mënyra se si të mund të zhvillojnë aftësitë e punës dhe në të ardhmen të mund të punësohen, dhe tek ne duhet që edhe sistemi i shtetit në këtë drejtim të punoje”, thotë Troshanska.

Në mbarë boten, më 2 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj ditë është që të mbështet përmirësimi i cilësisë së jetës së njerëzve që vuajnë nga autizmi./KlanMacedonia

Exit mobile version