Telegrafi

Shënohet 72 vjetori i çlirimit të Tetovës

Sot para përmendores së revolucionit në qendër të Tetovës, nga shoqata të ndryshme, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë shënuan 72 vjetorin e çlirimit të Tetovës në Luftën e Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit të Maqedonisë dhe një minutë heshtje në nder të luftëtarëve të rënë në luftë për çlirimin e Maqedonisë.

Çlirimi i Tetovës lidhet me operacionet përfundimtare të Organizatës Naiconal-Çlirimtare të Maqedonisë për çlirimin e pjesës së Vardarit.

Në kuadër të manifestimit para përmendores së revolucionit një numër i madh i delegacioneve vendosë lule./Telegrafi/