Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të aktiviteteve qendrore bankare të Maqedonisë, Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) dhe Organizata sindikale pranë BPM-së, organizojnë vrapim humanitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gara do të mbahet në korsinë pranë lumit Vardar në Shkup, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e deri te qendra sportive ”Jane Sandanski”, në lagjen Aerodrom.
Në këtë vrapim do të marrinpjesë të punësuarit e sektorit financiar të Maqedonisë, kurse mjetet e mbledhura do të dhurohen në qendrat për fëmijë me nevoja të veçanta.
Në fund të garës do të organizohet një aktivitet kulturor-zbavitës dhe do të jepen mirënjohjet për fituesit. Në këtë korsi të vrapimit do të ketë edhe aktivitete tjera sportive.
Organizatorët e ftojnë popullatën që të merr pjesë në këtë aktivitet./Telegrafi/