Nën organizimin e Bashkësisë Bektashiane në Maqedoni, u organizua një ekspozitë me rastin e 480 vjetorit të ndërtimit të teqesë “Arabati Baba” në Tetovë.
Përmes fotografive vizitorët kishin mundësi të njihen me historinë e teqesë, e ndërtuar më 1538 nga Sersem Sali, vezir i sulltan Sulejmanit.
Para të pranismive, fjalim mbajti kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj dhe sekretari Armend Sulejmani, të cilët theksuan problemet gjyqësore-pronësore me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.
Në aktivitet foli edhe Stavre Xhikov, ish-kryeprokuror i Maqedonisë, që tha se bektashizmi paraqet një urë ndërmjet krishterizmit dhe islamit./Telegrafi/