Telegrafi

Shënohet 25 vjetori i themelimit të ambasadës së fëmijëve ”Megjashi”

Ambasada e parë e fëmijëve në botë, ”Megjashi” do të organizojë sonte në Teatrin e Dramës një aktivitet me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet do të shtrihen edhe ditën e nesërme, ku në Qendrën për Dizajn dhe Risi ”Dhoma e hapur”, do të promovohen tre publikime: Raporti pesëvjeçarë i promovimit të arsimit paqësor, pastaj ”Paqja ndërtohet nga mosha më e hershme” si edhe ”Doracak kombëtar për mbështetje të individualitetit të fëmijëve, respektimi i llojshmërive dhe ndërtimi i paqes”./Telegrafi/