Sot shënohet 30-vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990.
Me një akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Ali Din Kryeziu dhe Hysni Avdullah Mazrreku, shënohet 30 vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990 në Malishevë.
Akademia mbahet në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, në orën 12:00.
Me këtë rast do të shfaqet edhe premiera e filmit dokumentar kushtuar dëshmorëve të Llapushës Ali Din Kryezu dhe Hysni Avdullah Mazrreku, i autorit Nuhi Bytyçi.