Gjermania sot shënon 27-vjetorin i thyerjes së murit të Berlinit dhe ribashkimin e territorit gjerman.
Gjermania që nga viti 1945, kur u detyrua të paranojë dorëzimin përball fuqive perëndimore, u nda në dy pjesë, në Gjermaninë Perëndimore që kontrollohej nga ShBA-të dhe aleatët e saj dhe në Gjermaninë Lindore që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik.
Derisa Gjermania Perëndimore kishte njohur një zhvillim të hovshëm të ekonomisë, ajo Lindore kishte mbetur mbrapa nën diktatin e pushtimit sovjetik.
Por pas dhjetëra viteve ndarje, më 3 tetor 1990, qytetarët gjermanë thyen murin e Berlinit, i cili ishte ndërtuar që të ndalojë gjermano-lindorët që të kalojnë në perëndim.
Sot Gjermania është njëra nga fuqitë më të mëdha në Evropë dhe në botë. /KP/