Gjatë ditës së sotme është shënuar 26-vjetori i rënies së heroit Xhevat Jusufi.
Me rastin e përvjetorit, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit, shkruan Telegrafi.
“Sot me rastin e këtij përvjetori, kryesuesja e kuvendit komunal, znj. Vesa Broja, drejtorët e drejtorive komunale së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit komunal e vlerësuan lartë kontributin e heroit Xhevat Jusufi në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
Xhevat Jusufi ishe komandant për logjistikë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, i cili u vra më 03 janar 1999 në Smrekonicë të Vushtrrisë. /Telegrafi/