Oda e Mjekëve të Maqedonisë sot shënoi 25 vjet nga themelimi i saj. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në solemnitet tha se Oda edhe mëtej ta ruajë dinjitetin e mjekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sistemi shëndetësor është i përbërë prej mjekëve dhe pacientëve. Do të kemi pacientë të lumtur kur do të kemi mjek të lumtur”, theksoi Taravari.
Kryetarja e Odës së Mjekëve Kalina Gripeva Stardelova tha se Oda do të vazhdojë të punojë për të mirën e mjekëve dhe pacientëve, ndërsa paralajmëroi edhe bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, njofton AIM.
Oda e Mjekëve është formuar më 5 qershor të vitit 1992. /Telegrafi/