Gjithçka filloi më 11 nëntorin e vitit 2001 si një iniciativë e Bashkimit Evropian, pjesë e projektit “EU Integrated SME Development Programme for Kosova”/2001-2003, ndërsa nga dhjetori i 2003-tës, u mëvetësua si agjenci e vetqëndrueshme duke implementuar deri tani mbi 300 projekte, në vend, rajon dhe më gjerë.
20-vjetori jubilar i Prishtina REA u festua me pjesëmarrjen e mbi 200 mysafirëve: partnerë, kolegë, përfaqësues nga Qeveria, programe donatorësh, ambasada, komuna, përfaqësues nga bizneset, OJQ, media si dhe mysafirë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Me këtë rast u prezantua një video-dokumentar, ku ishin përmbledhë një pjesë e punës dhe angazhimit dy-dekadash të Prishtina REA.
Fjalën përshëndetëse në këtë event e mbajti drejtori i Prishtina REA, z. Ahmet Jetullahu-Meti, për të vazhduar me një koktej për mysafirët dhe e tëra kjo u përcollë me tingujt e muzikës së zgjedhur, ku u ekzekutua me violinë e violinqelo.
Prishtina REA – si Lidere Inovative e Zhvillimit, është shtytëse e zhvillimit dhe rritjes ekonomike, promovuese e investimeve ndërkombëtare dhe eksportit, asistencës teknike, menaxhimit të granteve, iniciativave PPP dhe zonave ekonomike.
Është zhvilluese dhe implementuese e projekteve të parqeve të biznesit e inkubatorëve, menaxhimit të aplikimeve për grante, shërbimeve të vlerësimit, monitorimit e raportimit, projekteve me programe donatorësh për Start-upe, arsimim, zhvillim të sektorit privat, reformim të administratës publike, zhvillim komunal, financim, investim e projekte për biznese, zhvillim të biznes-planeve, implementim grantesh dhe raportim.
Prishtina REA ka pasur angazhime të shumta në projekte e studime fizibiliteti e strategjish zhvillimore, bazuar në ‘vlerën për para’ dhe opcionet për implementim nga perspektiva e arsyeshmërisë dhe qëndrueshmërisë së tyre.
Janë të shumta përvojat praktike me studime fizibiliteti: private dhe publike, si dhe iniciativat e partneriteteve publiko-private.
Nuk ka as edhe një komunë ku Prishtina REA nuk ka qenë prezente me projektet dhe shërbime te partnerët dhe klientët e saj të shumtë.
Prishtina REA mbetet hartuesi dhe implementuesi prijës i eventeve B2B, Match4Industry dhe panaireve tregtare në 20 vitet e aktivitetit të saj, me dedikim primar në promovimin e investimeve të huaja dhe eksportit, që tashmë është si një nga sektorët më premtues për ekonominë e vendit dhe zhvillimin e frymës ndërmarrëse.
Prishtina REA fokusohet në dizajnimin dhe implementimin e strategjive inovative dhe konkurruese duke siguruar rritje të qëndrueshme dhe mirëqenie për gjeneratat tona dhe të ardhmen.
“Vula e Cilësisë” e Prishtina REA është eksperienca në angazhimin e ekspertëve të fushave respektive, bazuar në trendet zhvillimore të sektorit privat, NVM-ve dhe investimeve të huaja, përfshirë diasporën, të cilët janë të interesuar në eksplorimin e mundësive atraktive biznesore për t’u adaptuar në rrethanat e tregjeve globale dhe arritjeve zhvillimore ekonomike.
Në vet esencën e themelimit të Prishtina REA, koncepti i shërbimeve të konsulencës biznesore është pasaporta e referencave të shërbimeve të saj- me impakt në rritjen e kompanive vendore përmes ofrimit të qasjes në mundësi financimi, zhvillim biznes dhe shërbime të menaxhimit të granteve; eventeve sektoriale dhe takimeve biznesore, bazuar në modele të ndryshme, si përkushtim krucial i Prishtina REA, qoftë ne nivel vendi apo atë ndërkombëtar.
Janë mbi 1.100 biznese, si dhe klientë me të cilët deri më tani Prishtina REA ka punuar, në këtë periudhë të rritjes e zhvillimit të saj.
Thënë ndryshe,ka avancuar e ndërtuar kompetencën e saj bashkë me edhe sektorin privat kosovar.
Qysh nga krejt fillimi, Prishtina REA ka punuar me:
Projektet e BE –me orientim Ekonomik, Qeverisje Publike dhe Sektor Privat,
Projektet e USAID- me orientim në Zhvillimin e NVM-ve,
Projektet e financuara nga Banka Botërore,
Projekte të mbështetura nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës dhe Rinisë, Ministria e Bujqësisë, dhe pothuajse të gjitha komunat,
Partner në ofrim të shërbimeve për projektet e EBRD-BAS-TAM, duke përkrahur dhjetëra biznese me shërbime të konsulencës direkte,
Projekte sektoriale e biznesore të mbështetura nga GIZ,
Projekte e grante të mbështetura nga UNDP,
Prishtina REA ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me ministritë dhe komunat kosovare, asociacionet dhe rrjetet biznesore dhe sektorin e ICT, të prodhimtarisë dhe shërbimeve, me universitetet dhe akterë të tjera nga sistemi arsimor.
Prishtina REA ka kontribuar fuqishëm në zhvillimin lokal, strategjitë zhvillimore komunale e sektorin privat, shërbimeve bazuar në segmentin e ICT dhe asistencës teknike për institucionet qeveritare duke ofruar zhvillim të modeluar të ICT, konsulencës, trajnimeve dhe shërbimeve këshillimore në fushat e IT, Softwareve, platformave, databazave, shërbimeve online, planifikimeve strategjike, menaxhim të projekteve, planeve biznesore dhe të investimeve, hartimin e grant-aplikimeve, kërkim partnerësh, studime fisibiliteti etj.
Prishtina REA është nga organizatat vendore më të njohura si implementuese e projekteve në përkrahje nga fusha e marketingut, promovimit, brandimit, komunikimit e vizibilitetit për projektet e donatorëve, qeverisje lokale, administratë publike, zhvillim ekonomik, ICT, trajnime dhe ndërtim kapacitetesh.
Prishtina REA, shfrytëzon dhe sjell në pah përvojën unike të zhvillimit ekonomik dhe ekspertizën e saj ekonomike dhe të sektorit privat në Kosovë, duke e ofruar atë në dispozicion si shërbim konsulence për komunitetin e donatorëve, programet dhe iniciativat zhvillimore.
Koncepti i mbështetjes së NVM-ve, financimit dhe investimeve ka qenë përherë interesi ynë madhor. Operimi dhe kompetenca e Prishtina REA, është sinonim i profesionalizmit të lartë, ndershmërisë, transparencës dhe impaktit.
Prishtina REA aktualisht po implementon projektet si në vijim:
-
Agjenda Digjitale 2030 e Kosovës, financuar nga ME/Kode/WB (leader i konsorciumit)
-
Programi i Granteve të Përputhshme (fondi prej 10.4 mil €), financuar nga MINT/WB (leader i konsorciumit)
-
Enterprise Europe Network – Kosovë/COSME ((leader i konsorciumit)
-
Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT (partner i konsorciumit)
-
Ndërkombëtarizimi i Sistemit VET – Mobiliteti i të Rinjve në BE (partner i konsorciumit)
Prioritetet e Prishtina REA për dekadën e ardhshme mund të përmbledhen si në vijim:
Inovacioni, Transformimi Digjital, R&D, Ndërkombëtarizim
www.facebook.com/PrishtinaREA1