Me vendosjen e luleve tek varri i Boris Trajkovskit, sot do të shënohet 16 vjetori i vdekjes së tij.
Siç njoftojnë nga qeveria, mininistri për Diasporë Edmond Ademi do ta udhëheqë delegacionin qeveritare, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri për Investime Elvin Hasan dhe zv.ministri i Kulturës Vlladimir Llazovski.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve të Qeverisë së Bosnjës e Hercegovinës dhe Bashkisë së Mostarit.
Ndryshe, para 16 vjetëve asokohe presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, ndërroi jetë pas një aksidenti me avion./Telegrafi/