Telegrafi

Shënohet 13 vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski

Me vendosjen e luleve dhe nderimin para përmendores së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, u shënuar 13 vjetori i aksidentit me aeroplan në afërsi të Mostarit, aksident i cili ishte fatal për presidentin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në varrezat në Butel, anëtarë të familjes, delegacion të Qeverisë së Maqedonisë, Kuvendit të Maqedosnië, institucione shtetërore, parti politike, përfaqësues të korit diplomatik dhe qytetarë vendosën lule, ndërsa u nderuan edhe anëtarët e Kabinetit të Trajkovskit të cilët ndërruan jetë në atë aksident.

Në aksidentin me aeroplan përkrah presidentit Boris Trajkovski, jetën e humbën edhe zëdhënësja Dimka Illkoa Boshkoviq, këshilltari Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i Ministris së Punëve të Brendshme Mile Kërstevski, dy nga truprojet e Trajkovskit dhe piloti i aeroplanit./Telegrafi/