Telegrafi

Shënohen pesë tërmete gjatë natës në Durrës

Foto: Ilustrim

Gjatë natës janë shënuar pesë lëkundje të tokës, ku si epiqendër kanë pasur Detin Adriatik.

Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme ku lëkundjet më të fuqishme ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, e shënuar pak pas mesnate.

Lëkundjet e tjera ishin me magnituda 3.6; 2.6; 2.6; 4.2.

Lexo po ashtu Tërmet me magnitudë 4.9 godet Shqipërinë

Kujtojmë që lëkundja më e fuqishme kishte thellësi 10 kilometra dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç.

Ndërkohë sipas EMSC lëkundjet me magnitudë 4.6 u cilësuan si lëkundje të shkallës 3 Rihter. /TCH/