Telegrafi

Shënohen edhe pesë viktima nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 168 raste të reja – shërohen 157 pacientë

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën edhe pesë persona, janë konfirmuar edhe 168  raste të reja ndërkaq janë shëruar 157 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë raste pozitive 168, transmeton Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit. /Telegrafi/