Njëra nga ndeshjet më interesante mbrëmjen e sontme në Ligën e Evropës po zhvillohet mes Benficës dhe Rangers.
Pas 45 minutave të parë të ndeshjes, ekipi skocez ka epërsi prej 1-2.
Por e ve çante e kësaj sfide është se brenda 20 minutave të parë janë shënuar dy autogola.
Vetëm pas dy minutave lojë, qendërmbrojtësi i Rangers, Conor Godson dërgoi topin në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë Benficas 1-0.
Për 20 minuta më vonë, mbrojtësi i djathtë portugez, Diogo Goncalves në tentim për ta larguar topin me forcë nga zona e tij e dërgoi atë në rrjetë.
Autogoli i shënuar nga Goncalves ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, pasi po konsiderohet si njëri nga autogolat më fantastik dhe njëkohësisht më qesharak. /Telegrafi/
Për të parë golat klikoni KËTU.