Me rastin e shënimit të Ditës së Arsimit të 24 majit, Instituti për Pedagogji pranë Fakultetit Filozofik në Shkup sot do ta mbajë ngjarjen tradicionale Ditët e pedagogjisë me temë: ‘Pedagogjia në vepër’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Manifestimin do ta hapë udhëheqësja e Institutit për pedagogji Aneta Barakoska, ndërsa fjalim përshëndetës do të mbajnë dekani i Fakultetit Filozofik-Shkup Goran Ajdinski dhe rektori i Universitetit ‘Sh.Cirili dhe Metodi’-Shkup Velimir Stojkovski.
Në suaza të manifestimit do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi i zbatuar me temë: ‘Profesioni pedagog nëpër prizma të ndryshme’ nga studentët në vitin e dytë të studimit. /Telegrafi/