Telegrafi

Shënohen 81 raste pozitive të COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë shënuar 81 raste pozitive të COVID-19.

Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 1,699 persona.

Po ashtu, brenda kësaj periudhe janë dhënë 329 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,812.571 doza të vaksinës. Deri më sot 815,710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 97,340 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 221,022.

Në total numri i rasteve aktive është 2,058. /Telegrafi/