Site icon Telegrafi

Shënohen 4 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, vetëm 163 raste aktive

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 për qind. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78 për qind e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/

Exit mobile version