Telegrafi

Shënohen 33 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Java nis me një trend rënës të rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri krahasuar me javën e kaluar.

33 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 239 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Kryesisht janë raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër, dhe nga një rast në Pogradec e Kamëz. Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Telegrafi/