Telegrafi

Shënohen 17 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shtatë të shëruar në 24 orë

Eugena Tomini

17 raste të reja pozitive me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 102 testime të kryera.

Sipas të dhënave, brenda 24 orëve janë shëruar shtatë persona.

“Përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër dhe tre raste në Kamëz. Janë testuar edhe 19 personel shëndetësor, prej të cilëve tre kanë rezultuar pozitivë, si kontakte të mëparshme dhe një personel është shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht 34 raste të prekura janë të hospitalizuar, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, dy prej tyre janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë qytetarë, duke e çuar në 945 numrin e të shëruarëve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 284 persona aktivë me COVID-19, në Tiranë, Shkodër, Kamëz dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18,500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1,263 raste”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/