Site icon Telegrafi

Shënohen 151 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, tre të vdekur

Vijon te jetë i lartë numri i rasteve të reja me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 151 të reja me Covid-19, nga 824 testime të kryera për të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar në 6186 numrin e të shëruarave që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar në 319 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Në spitale situata paraqitet ende e rëndë. Siç bën të ditur ministria, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Virusi i rrezikshëm vijon të marrë jetë. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)
Testime totale 68728
Raste pozitive 10406
Raste të shëruara 6186
Raste Aktive 3901
Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36

 

Exit mobile version