Site icon Telegrafi

Shënohen 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 726 totali i të infektuarve

Ulet numri i të infektuarve duke shkuar në 14 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Shqipëri pas shifrës rekord 34 të infektuar ditën e djeshme.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se, “deri në këto momente janë testuar 7,279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 raste të reja. Kështu numri total i personave të infektuar në vend shkon në 726″.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryen 264 teste për personat e dyshuar si mbartës. Ndërkohë, Kruja vazhdon të shënojë raste të reja, duke regjistruar 9 të tilla sot, ku një prej të cilëve vjen nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar totalin e të shëruarëve nga COVID-19 në 410”, tha Dervishi. /Telegrafi/

Exit mobile version