Misionarja ikonë, Nënë Tereza do të shenjtërohet gjatë një meshe, më 4 shtator, në sheshin “Shën Pjetri”, nga Papa Françesku, konfirmoi sot Vatikani.
Ky informacion vjen pas një deklarate për angazhimet e papa Françeskut gjatë periudhës qershor-shtator.
Data e shenjtërimit të Nënë Terezës dihej, por vendi i shenjtërimit jo. Ka pasur sugjerime që ky shenjtërim të zhvillohej edhe në Kalkuta.