Telegrafi

Shenjëtarët kërkojnë pikë Olimpike në Kupën e Botës ‘Munich 2019’

(Foto: KOK/Facebook)

Përfaqësuesja e Kosovës në Shenjëtari Sportive ka udhëtuar drejt Munihut të Gjermanisë, ku prej sot (25 maj) e deri më 31 maj 2019 do të mbahet Kupa e Botës, në disiplinat pushkë dhe pistoletë.

Në këtë kompeticion, Kosovën e përfaqësojnë Urata Rama Gagica, Drilon Ibrahimi, që garojnë në pushkë 10 metra, si dhe Lumturije Rama e Nexhat Sahiti në pistoletë 10 metra.

Urata dhe Driloni janë edhe bursistë Olimpikë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Iu urojmë suksese të katër garuesve tanë, të cilët do të synojnë të mbledhin pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut në Facebook.