Telegrafi

Shënjestra e Unitedit, Bruno Fernandes, i gatshëm të largohet nga Sportingu

Bruno Fernandes ka konfirmuar se do të bisedojë me Sporting Lisbonën për ta lejuar që të largohet në këtë verë, nëse merr ofertë nga ndonjë klub që edhe ai e dëshiron.

Mesfushori portugez është shënjestër e Manchester Unitedit, por për t’i marrë shërbimet e tij Djajtë e Kuq duhet të paguajnë 75 milionë euro.

24-vjeçari arriti të triumfonte me kombëtaren e Portugalisë në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Holandën në finale me rezultat 1-0.

Bruno Fernandes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas finales, mesfushori portugez ka folur rreth të ardhmes, duke thënë se ai është i gatshëm që të largohet nga Sporting Lisbona, nëse vjen oferta e duhur.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri me De Ligtin dhe Bruno Fernandesin

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, do t’i kemi disa ditë në dispozicion që ta kuptojë se çfarë është e vërtetë”, ka deklaruar Bruno Fernandes.

“Nëse vjen oferta për një klub që nuk mund ta refuzoj, atëherë do të bisedoj me Sporting Lisbonën. Por, aktualisht ende nuk kam pranuar asnjë ofertë”, ka shtuar më tej mesfushori portugez. /Telegrafi/