Telegrafi

Shenjat

Vonohet Ragipi në shkollë dhe mësuesja e pyet për shkakun e vonesës, e Ragipi ia kthen:
– Mësuese, ju na keni mësuar të respektojmë shenjat.
– Po de, por çfarë lidhje ka kjo?
– Në një prej tyre shkruante: ngadalëso, shkolla.