Janë të shpeshta momentet kur meshkujt e gjejnë veten të ngecur me fjalëve dhe nuk dinë sesi t’i shprehin ndjenjat që i kanë.
Kjo bën që shumë vajza dhe gra të ankohen se mashkulli i tyre nuk u tregon se sa i dashuron, dhe shpeshherë kjo mund të shpijë edhe deri tek konfliktet në çift, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kur keni dyshime dhe ju rritet pasiguria për ndjenjat e tij, është mirë t’i shikoni këto pak shenja që tregojnë se dashuria e një mashkulli nuk shprehet vetëm me dy fjalët magjike (të dua).
Ju dëgjon çfarë flisni, si dhe i mban mend fjalët tuaja
Të gjithëve na pëlqen të flasim për veten tonë. Kjo është në natyrën e çdo njeriu.
Por, kur dikush heq dorë nga kjo dëshirë për të folur për veten dhe përqendrohet në atë se çfarë ke për të thënë, atëherë padyshim që është shenjë e mirë.
Kujdeset për ty
I pastron pjatat kur jeni shumë e lodhur, gatuan për ty kur keni ndonjë prezantim të rëndësishëm etj.
Këto janë gjëra të vogla, por ai e din se jeni e ngarkuar dhe dëshiron të bëj çmos për t’jua lehtësuar punën.
Të kërkon falje kur e ka gabim
Ai e kupton që faji është i tij dhe nuk bëhet egoist t’jua hedh fajin juve për veprimet e tij, por e merr përgjegjësinë e plotë.
Në fakt, ai e din se zakonisht krenaria duhet të përpihet dhe duhet të kërkoj falje, e jo vetëm sepse dëshiron t’ju ketë në jetën e tij, por sepse e din që nuk bën t’ju lëndoj. /Telegrafi/