Site icon Telegrafi

Shenjat që tregojnë që kanë mbetur edhe disa orë deri te lindja

Madje as nënat të cilat kanë pasur tashmë një lindje, nuk munden përherë të dinë kur afrohet lindja

Për shkak se shtërzimet e lindjes janë të paqarta dhe mund interpretohen gabimisht. Mirëpo, ekzistojnë shenja të cilat do t’ju tregojnë që lindja është afruar.

Te 80% e femrave lindja fillon vetëm 12 orë pas përçitjes së amniosit, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim shenjat e lindjes. Rritja e kullimit të kafenjtë nga vagjina: ndihet një lehtësim, ndërsa fetusi zbret në komblik para lindjes.

Presioni në gjoks është më i vogël, por ai ushtron më shumë presion në fshikëz dhe kështu shkakton nevojën e urinimit të shpeshtë.

Shtimi i peshës do të ngadalësohet në muajin e nëntë të shtatzënisë. Pra, me afrimin e lindjes, do të bini në peshë.

Dhimbje e topitur e shpinës që vjen e shkon. Jashtëqitje të shpeshta me ngërçe. Gjithashtu, janë të mundshme probleme me tretjen dhe të vjella. Përveç kësaj, ekziston një ndjenjë presioni në zonën e komblikut.

Në shumicën e rasteve pëlcitja e amniosit dhe rrjedhja e ujit do të thotë që tashmë lindja ka filluar.

Disa shtatzëna ndiejnë dobësim dhe marramendje.

Disave u ndodh sulm i energjisë i cili shfaqet me nevojën e pakontrolluar për pastrim dhe rregullim të shtëpisë për ardhjen anëtarët të ri të familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version