Telegrafi

Shenjat e sifilizit

Te meshkujt, shenja e parë e sifilizit mund të jetë një pezmatim ose ulcerë në penis, ndërsa te femrat, kjo ulcerë paraqitet rreth vagjinës ose në brendi të saj. Nëse sifilizi nuk mjekohet me kohë, bakteret mund të kalojnë në gjak dhe të shkaktojnë shumë probleme të tjera.

Shenja më e shpeshtë është ekzantema (paraqitje e ndryshimeve në lëkurë: skuqje, njolla, fshikëza etj), e cila zakonisht lajmërohet në shuplaka dhe shputa. Shenjat tjera të sifilizit janë ethet, pezmatimi i fytit dhe rritja e gjëndrave limfatike.

Njerëzit të cilët nuk janë mjekuar nga sifilizi, pas disa vitesh mund të kenë probleme në tru ose palcën kurrizore. Po ashtu, sifilizi mund ta dëmtojë zemrën dhe organet tjera.

Te disa njerëz nuk shfaqen fare simptomat, por ata do të kenë probleme tjera shëndetësore pas disa vitesh.