Duke e parë trendin negativ të shtimit të vendeve për bixhoz, Telegrafi ka filluar iniciativën që të plasojë artikuj edukues dhe informues rreth këtij problemi që dita ditës, po shndërrohet në dëm shoqëror.
Çdo medium i madh, përveç informimit e ka për detyrë që lexuesve të ju mundësojë edhe edukimin si mundësi për zhvillim. Për këtë Telegrafi në vazhdimësi do të shkruaj rreth këtij problemi, duke e theksuar çdo segment me të cilin mund të ndikohet pozitivisht për edukim dhe parandalim.
Varësia nga kumari është diçka që i referohemi si “sëmundje e fshehtë”, pasi që nuk ka shenja të dukshme fizike ose simptoma siç janë të pranishme te droga, apo varësia nga alkooli, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ata që kanë problem me kumarin gjithashtu e refuzojnë ose e pakësojnë këtë problem-edhe ndaj vetes së tyre. Megjithatë, mund ju mund të keni problem kumari nëse:
-Ndjen nevojë për të mbajtur të fshehtë faktin se merresh me kumar. Mund të merresh me kumar në mënyrë të fshehtë ose gënjen për atë se sa shumë merresh me kumar.
-Keni probleme me kontrollimin e kumarit. Kur ju filloni të merreni me kumar, a mund që të tërhiqeni? Ose, a këmbëngulni që të vazhdoni me kumarin deri sa të harxhoni denarin e fundit, duke dhënë maksimumin në tentimin për të rifituar paratë e humbura?
-Merreni me kumarllëk edhe kur nuk keni para. Ju mund të vazhdoni me kumarin deri sa ta harxhoni denarin e fundit dhe të vazhdoni më tutje me paratë që nuk i keni-para për të paguar çeqet, kartelën kreditore, ose gjërat për fëmijët tuaj. Mund të ndjeni shtytje për të marr hua, shesë, ose të vidhni për para kumari.
-Keni familje dhe miq që shqetësohen për ju. Mohimi e vazhdon problemin e kumarllëkut. Nëse miqtë dhe familja janë të shqetësuar, dëgjoni ata me kujdes. Nuk është shenjë dobësie nëse kërkoni ndihmë. Shumë kumarxhinj të vjetër ngurojnë të flasin me fëmijët e tyre të rritur, nëse trashëgimia e tyre ka shkuar në kumar, por nuk është kurrë vonë për të bërë ndryshime për të mirë.
Përveç këtij lajmi me karakter edukues, në vazhdimësi, Telegrafi do të ju informojë rreth mundësive që ekzistojnë dhe janë të dobijshme për të parandaluar ndikimin e bixhozit në shoqëri. /Telegrafi/