Në hartat e nxehtësisë së Zelandës së Re, është shfaqur një shenjë gjigantë, që tregon se në një bregdet të pjesës lindore, temperatura është ngritur së tepërmi.
Kjo shenj mbulon mijëra kilometra katrorë, derisa është një prej bregdeteve më të nxehta në planet, me mbi 20 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Temperatura është katër gradë mbi normalen, që është dhjetë deri në 15 gradë Celsius, duke bërë që të arrijë rreth 20 gradë që është shumë e lartë.
James Renwick është hulumtuesi i motit dhe nxehtësisë në Victoria University, që ka thënë se ky fenomen natyror është shkaktuar nga moti me diell dhe era e lehtë.
“Temperaturat e detit nuk ndryshojnë shumë dhe një shkallë, plus ose minus, është mjaft e madhe, andaj kjo zonë është katër gradë ose më shumë se ajo mbi mesataren, gjë që është mjaft e madhe”, ka thënë Renwick.
Sipas tij, kjo është shumë e dëmshme për peshqit, koralet si dhe zogjtë e zonës që ushqimin e sigurojnë nga deti. /Telegrafi/