Dhembja është simptoma kryesore e cila tregon që keni gurë në veshkë, mirëpo mund ta zbuloni edhe më herët këtë gjendje
Guri në veshkë është dukuri e shpeshtë, ndërkaq krijohet nga grumbullimi i mineraleve dhe kristaleve të imëta në urinë, pastaj zhvillohet në gur.
Njëri ndër shkaktarët kryesorë të krijimit të gurëve në veshkë është pirja e pamjaftueshme e ujit apo e lëngjeve të tjera, gjë që do të thotë që nxirrni jashtë më pak se një litër urinë në ditë.
Dhembja është simptoma kryesore që tregon gurin në veshkë, mirëpo mundeni ta zbuloni edhe më parë këtë gjendje, transmeton Telegrafi.
Dhembja shkaktohet kur lëviz guri brenda trupit, por edhe nëse nuk ndieni dhembje, por shkoni shpesh të urinoni në tualet mund të jetë shenja e parë.
Nëse urinoni shpesh, por nga pak, urina ka aromë të fuqishme apo vëreni gjak në urinë, mund të jetë shenjë që do të keni sulm të gurit në veshkë.
Rrëqethja, të vjellat, krupa dhe ethet janë gjithashtu simptoma, prandaj nëse vëreni që diçka nga këto që i përmendëm, sa më parë shkoni te mjeku. /Telegrafi/