Qyteti i Shkupit edhe këtë vit me disa aktivitete do ta shënojë Javën evropiane të mobilitetit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej sot deri më 22 shtator, Qyteti i Shkupit do të organizojë program të shumëllojshëm të dedikuar për të gjithë qytetarët, nga më të rinjtë dero te më të moshuarit, si dhe për sektorin publik dhe privat.
Këtë vit tema e Javës evropiane e mobilitetit është ‘Mobiliteti i mençur dhe i qëndrueshëm-ivestim për Evropën’. Qyteti i Shkupit realizon Javën evropiane të mobilitetit 2016 në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ORT, me Delegacionin e BE-së në Maqedoni, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-në.
Në këto shtatë ditë, Qyteti i Shkupit do të prezantojë aktivitete dhe projekte të shumëta që janë ndërlidhur me mobilitetin e qëndrueshëm dhe do të dërgojë mesazh për shfrytëzim të llojeve aleternative të transportit. /Telegrafi/