Telegrafi

Shënimi i James nga logo, veprimi fantastik nga Durant e bllokada të shumta – top 10 aksionet e mbrëmjes në NBA

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

LeBron James është rikthyer nga lëndimi për ta rikthyer skuadrën e tij LA Lakers te fitorja në kampionat.

James ishte fantastik, derisa në top 10 aksionet e mbrëmjes dy i takojnë atij.

Njëra është shënimi nga gjysma e fushës në sekondën e fundit, derisa tjetri është një bllokadë fantastike që James e dha për kundërshtarët.

Në aksionet më të mira të mbrëmjes ndodhet në vendin e parë Kevin Durant, me veprimin e ‘çmendur’ nga Pacers, ku rrëzoi kundërshtarin dhe shënoi tre pikësh. /Telegrafi/