Këshilli organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se janë në fazën fillestare të dërgimit të ftesave, dhe deri më tani ende nuk ka asnjë konfirmim se kush do të marrë pjesë.
Kështu ka thënë anëtar i ekipit zbatues, Florent Rrahmani, nëpërmjet një komunikate për media.
Aty thuhet se Qeveria më 26 mars, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, si iniciativë e katër presidentëve, presidentit Hashim Thaçi, presidentit Fatmir Sejdiu dhe presidentit Behgjet Pacolli, të cilin e udhëheq presidentja Atifete Jahjaga. /KP/