Telegrafi

Shënimet komentuese të Peter Druryt para derbit Arsenal – Man City, i lënë tifozët të mahnitur

Tifozët e futbollit kanë mbetur të mahnitur pasi Peter Drury tregoi shënimet e tij komentuese përpara ndeshjes së Arsenalit me Manchester Cityn të dielën pasdite.

Në një video të shpërndarë nga Sky Sports, komentatori, i cili iu bashkua mediumit në fillim të sezonit, tregoi dosjen e tij që përmbante faqe me shënime të gjera.

Ai ka thënë: “Unë kam një faqe të parë me skuadrat sepse ne nuk i njohim ende formacionet zyrtare (para se ato të publikohen zyrtarisht), kështu që ato do të fshihen. Pastaj shumë turbullira ngjyrash të dy skuadrave. Çdo lojtar me statistika dhe histori”.

Lexo po ashtu Kush është Nicolas Jover - personi që e nxiti përplasjen në fund të derbit mes Arsenalit dhe Man Cityt

“Dhe pastaj dy skuadrat përsëri me trajnerët e tyre dhe historinë e ndeshjes, formën e tyre, rezultatet e fundit deri tani dhe formacionet e fundit. Dhe pastaj të gjitha pjesët e tjera që unë i quaj ‘të tjera’. Historia e ndeshjes dhe kështu me radhë dhe më pas renditja në tabelë”.

Fansat mbetën të mahnitur nga përgatitja e gjerë e komentatorit. Një mbështetës tha: “Një legjendë moderne. Një nga komentuesit më të mirë që do të ketë parë ndonjëherë loja”. Ndërsa një i dytë u përgjigj: “Askush nuk e bën më mirë!”.

“Një nga komentatorët më të mirë. Ai pikturon fjalë për fjalë një foto me fjalët e tij”, ka shtuar një i tretë. Dhe një tjetër shtoi: “Ky djalë bën detyrat e tij të shtëpisë! Ajo dosje duket sikur po studion për provimin më të madh të jetës së tij!”.

Arsenali doli fitues në Emirates Stadium. Ishte Gabriel Martinelli, ai që bëri diferencën atë ditë pasi Topçinjtë siguruan një fitore të ngushtë 1-0. /Telegrafi/