Shengyl Ismaili ishte e ftuara e kësaj jave në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini duke hapur të gjitha letrat për jetën e saj personale e profesionale.
Aktoret luajnë role të ndryshme kur janë në skenë, e një ndër to për Shengyl Ismailin ishte roli i një prostitute.
Gjatë shfaqjes së Faruk Begollit, kishte qenë një person nga publiku që i ishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkoj atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu në çdo shtëpi publike, por nuk po e gjej(duke i’u referuar rolit të Shengylit).
Në atë rast, Begolli i kishte treguar se ky është teatër e ai rol nuk ka të bëj me jetën e saj personale.
Përpos, kësaj pas roleve të tilla ka pasur edhe mesazhe të tjera për tu takuar me të.
Kjo ka qenë vetëm një nga elementet që e kanë vështirësuar herë pas here karrierën e saj, pasi që në fillimet e Shengylit ajo as nuk ftohej në audicione e mundoheshin ta bllokonin./RTV Dukagjini/