Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes së 25 vjeçares. Trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar dhe policia dyshon që 25-vjeçarja ka ditë që ka vdekur.
Trupi i pajetë nuk ka shenja dhune dhe mendohet se 25-vjeçarja mund të jetë mbytur.
Policia po heton për të zbardhur nëse ngjarja ka qënë aksidentale apo 25-vjeçarja është vetëmbytur./Telegrafi/