Telegrafi

Më i shëndetshëm dhe më ekonomik dhe ka aromë shumë të mirë: Bëni detergjent rrobash hipoalergjik në shtëpi

Dihet se për shkak të kimikateve të shumta që përmbajnë, detergjentet industriale mund të shkaktojnë alergji në lëkurë

Edhe pse ka produkte të veçanta në treg për lëkurën e ndjeshme, ne ju sugjerojmë që të bëni detergjentin tuaj hipoalergjik në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ju duhen vetëm tre përbërës për ta bërë këtë detergjent në shtëpi, të cilin do ta bëni në vetëm pak minuta.

Përbërësit:

– sapun organik;
– 3 gota sodë buke;
– 20 pika vaj esencial (livande, çaji kinez, limoni).

Përgatitja:

Grini sapunin organik në një tas dhe shtoni sodë buke.

Pastaj përzieni dhe shtoni vajin esencial sipas dëshirës, mund të kombinoni më shumë vajra nëse dëshironi. Pastaj përzieni përsëri mirë dhe vendoseni në një kavanoz qelqi me kapak.

Falë sodës së bukës, njollat do të hiqen me sukses, dhe për shkak të sapunit natyral, nuk do të ketë reaksione alergjike në lëkurë. Një anë tjetër e mirë e këtij pastruesi është se ju do të zgjidhni aromën që ju përshtatet – varësisht se çfarë lloj vaji esencial keni shtuar.

Gjithashtu, rekomandohet që të vendosni më pak detergjent se zakonisht.

/Telegrafi/