Historia e presidentëve amerikanë është e mbushur me kundërthënie sa i përket shëndetit të tyre.
Woodrow Wilson pësoi një goditje të rëndë në vjeshtën e vitit 1919 që e paralizoi pjesërisht, por kjo nuk u zbulua deri në shkurt të vitit 1920.
Dwight Eisenhower lehtësoi ashpërsinë e sulmit në zemër në vitin 1955, ndërsa John F. Kennedy kurrë nuk foli për sëmundjen e tij Addison, e cila mund të jetë fatale, raporton newyorkimes.
Vrasja e Kennedyt në vitin 1963 dërgoi në ndryshimin e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së katër vjet më vonë, nën të cilin nënpresidenti bëhet president nëse vdes presidenti në fuqi ose është i paaftë.
Sidoqoftë, përveç kur ka një dëmtim të qartë dhe serioz, të tilla, si kur Ronald Reagan u qëllua për vdekje në vitin 1981 dhe fuqitë e tij u transferuan përkohësisht te zëvendëspresidenti i atëhershëm, George W. Bush, rrethanat në të cilat Kongresi mund ta deklarojë presidentin të paaftë nuk janë përcaktuar qartë.
Interesi i shtuar i medias dhe përdorimi i gjerë i mediave sociale nuk kanë rritur transparencën, thonë analistët, pavarësisht se presidentët nuk ishin më në gjendje t’i fshiheshin publikut.
Ndryshe, së fundi rreth shëndetit të presidentit aktual, Donald Trump, ka shumë kundërthënie dhe nuk është e qartë se si po trajtohet i pari i SHBA-së pasi u konfirmua se është infektuar me coronavirus. /Telegrafi/